"Das WeltAuto" është markë ndërkombëtare, anëtare e grupës Volkswagen AG, aktivitetet e të cilës lidhen ekskluzivisht me shitjen e automjete të përdorura. Me krijimin e Das WeltAuto, qëllimi themelor i grupit Volkswagen AG ishte krijimi i një marke globale për shitjen e automjeteve të përdorura. Përveç tregjeve evropiane "Das WeltAuto" është i pranishëm në tregjet e tjera rreth botës: nga Kina, Australia, Singapori, India dhe Rusia në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë shumë vende të tjera më të vogla.

Si punë e strukturës së zhvillimit të markës, qëllimi ynë është të zbatojmë vizionin tonë në tregun e Republikës së Kosovës. Me një ofertë të larmishme të shërbimeve cilësore ne duam të rrisim kënaqësinë e klientit përfundimtar dhe të vendosim standarde të reja në punën me automjetet e përdorura, sigurisht duke ndjekur trendet moderne. Mënyra se si përpiqemi të realizojmë aktivitetet tona tregtare është përmes partnerëve zyrtarë brenda qendrave të autorizuara të shitjes dhe shërbimit të Grupit Volkswagen.

Katër parimet themelore mbi të cilat bazohet marka Das WeltAuto janë: siguria, besimi, konfidencialiteti dhe transparenca.

Të gjitha të drejtat e biznesit dhe marketingut për Republikën e Kosovës si dhe e drejta ekskluzive e çertifikimit për markën "Das WeltAuto" në Republikën e Kosovës janë në pronësi të ndërmarrjes Porsche Kosova në Prishtinë. Qëllimi i prezantimit të markës "Das WeltAuto" në tregun e Republikës së Kosovës është plotësimi i nevojave të të gjithë blerësve potencialë të automjeteve të përdorura dhe klientëve ekzistues të shërbimeve tona. Klientëve u ofrohet një procedurë e thjeshtëzuar për blerjen e automjeteve të përdorura, përfshirë opsionin e zëvendësimit "të vjetër për të ri".

Oferta jonë përfshin një numër të madh të cilësisë, të certifikuar me standarde të larta, automjete të përdorura me një histori reale të origjinës dhe mirëmbajtjes, me kilometrazhin e vërtetë, gjendjen teknike dhe pamjen e kontrolluar.

Dokumentacioni shoqërues për automjetin është përgatitur sistematikisht, transparent dhe i arritshëm për çdo klient të mundshëm. Të gjitha automjetet tona i nënshtrohen provave të standardizuara dhe të hollësishme sipas procedurave që përfshijnë kontrolle teknike në trup, motor, kutinë e shpejtësisë, çelsin (mekanik, elektronik, dritë) dhe së fundmi një provë ngasje nga një teknik i trajnuar.

Sipas procedurave të cekura, nëse është e nevojshme, kryhen riparime profesionale, të gjitha me qëllim që t'i dorëzohet klientit automjeti teknikisht i saktë. Mëse e garantuar!